75 Mall Live Search
18:59 / E Martë, 10 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

U gjend i vdekur sot në Mitrovicë, dyshohet se është vrarë

IndeksOnline raportoi më parë për një person të gjetur pa shenja jetë në Mitrovicë.

Rasti tani është konfirmuar edhe nga zëdhënësi rajonal i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.

Ku sipas policisë dyshohet për vrasje.

‘’Vrasje- Sot, rreth orës 14:35, është raportuar se brenda objektit të Shoqatës së të  Shurdhërve në rrugën “Avni Shabani” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima N. G., 65 vjeçar. 

Bazuar në hetimet fillestare në vendin e ngjarjes si dhe ekzaminimet e kryera, me urdhër të prokurorit hetimet për rastin  kanë nisur në drejtim të veprës penale vrasje.  Ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës  është dërguar  për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim  të  zbardhjes  së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin  e veprës penale  vrasje’’, ka deklaruar për IndeksOnline, Avni Zaiti