75 Mall Live Search
10:46 / E Mërkurë, 11 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Kurti: Le ta vazhdojmë garën me veten

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjesë së Qeverisë së Kosovës, ka thënë se do ta vazhdojnë garën me veten.

Ai ka thënë se angazhimin, puna dhe rezultatet në vitin 2022 duhet të jenë minimumi i vitit 2023.

“Angazhimi, puna dhe rezultatet në vitin 2022 duhet të jenë minimumi i angazhimit, punës dhe rezultateve të vitit 2023. Le të vazhdojmë pra garën me veten, me bindjen se potenciali ynë është më i madh sesa aktualiteti”, tha ai.