75 Mall Live Search
14:32 / E Mërkurë, 11 Janar 2023 / B O

Shkarkohet nga detyra presidenti i Federatës Franceze të Futbollit

Koomiteti i jashtëzakonshëm ekzekutiv i Federatës Franceze të Futbollit, në mbledhjen e sotme ka vendosur të shkarkojë Noël Le Graët nga detyrat e tij si president i Federatës Franceze të Futbollit.

Philippe Diallo , nënkryetar i organizatës, do të jetë ushtrues detyrë në këtë pozitë.

Në fillim, deklarata e tij se nëse Zidane do e merrte në telefon për t’i kërkuar pozicionin e trajnerit të kombëtares së “gjelave” dhe se Le Graet nuk do ia hapte telefonatën, bëri që shumë yje të futbollit të replikojnë atë dhe të mbajnë anën e Zidane.

Më pas, një tjetër situatë e rëndë ndodhi kur Sonia Soudi, një agjente futbolli në Francë, deklaroi gjatë një interviste se Le Graet e ka ngacmuar disa herë seksualisht. Kjo gjë i hodhi edhe më shumë benzinë zjarrit./Indeksonline/