75 Mall Live Search
17:29 / E Mërkurë, 11 Janar 2023 / LB

Limaj e Lushtaku s’i ndalin takimet, postimi i fundit nga nënkryetari i Skenderajt

Fatmir Limaj dhe Sami Lushtaku gjithnjë e më shumë po shihen në takime të përbashkëta.

Pas disa ndejave në oda të ndryshme, së fundi nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka postuar një fotografi me kreun e Nismës, Fatmir Limaj.

“Ndeja e mirë me miq të mirë”, ka shkruar Lushtaku.

Kohëve të fundit, gjithnjë e më shumë po diskutohet për një ribashkim të Limajt me PDK-në.