PZAP bën të ditur se a është bërë ndonjë ankesë për rivotimin në Istog
Kanë mbetur edhe pak orë deri në fillimin e numërimit të votave me kusht dhe atyre nga diaspora.
E në bazë të rezultatit të mbrëmshëm kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj ishte në epërsi të votave me 52 më tepër, duke lënë prapa kandidatin e LDK-së, Haki Rugova.
I kontaktuar nga Indeksonline, kryesuesi i PZAP-së, Mul Desku ka thënë se deri më tani në PZAP nuk është paraqitur asnjë ankesë lidhur me rivotimin për kryetar të komunë së Istogut.
Sipas tij nuk ka asnjë ankesë në drejtim të procesit të rivotimit, përderisa ka ende afat që jnë gjë e tillë edhe të bëhet nëse dikush e sheh të nevojshme.
Duhet shtuar partia fituese në komunën e Istogut nxjerr edhe partinë fituese sa i përket numrit më të madh të komunave në Kosovë./Indeksonline/