Meta: 2023-shi do të jetë viti i ndryshimit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ftuar në emisionin “Real Story”, ka folur për vitin e ri politik dhe se çfarë opozita synon të bëjë.
Meta tha se vitin e kaluar u themelua Partia e Lirisë, ndërkohë që këtë vit do të vijë ndryshimi, i cili sipas tij fillon në zgjedhjet lokale të 14 majit.
I pyetur se si i duket situata në kampin aleat atë të Partisë Demokratike, meta tha se vula e PD është kapur nga pushteti.
Pjesë nga biseda:
Balla: Si shkuan muajt e parë të lirisë politike?
Meta: Unë mendoj se kanë shkuar shumë normalisht edhe ishte një përgatitje pikërisht për vitin e ndryshimit.
Balla: Jeni i bindur, se shifrat flasin ndryshe?
Meta: Nuk habitem unë nga sondazhet dhe lajmet, e dimë si funksionon. Shifrat flasin qartë 80% e shqiptarëve jetojnë në nivelet e varfërisë. Asgjë nuk e shmang ndryshimin i cili do të vijë në 14 maj.
Balla: E di këtë. Është misioni i çdo opozitës. Ju dukeni që e keni marrë opozitën e ,mirëfilltë, por duket sikur partia tjetër nuk është gati për një gjë të tillë.
Meta: Nuk shoh luftë civile. Shoh një pengmarrje të vulës së PD nga shteti i kapur nga Rama.