Barcelona në finale të Superkupës së Spanjës, mposht Betisin pas penalltive

Barcelona është finalistja e dytë e Superkupës së Spanjës.
Blaugranët u kualifikuan pasi mposhtën Betisin pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4-2, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja e rregullt brenda 90 minutave përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Lewandowski shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 40-të, ndërsa Fekir barazoi gjithçka në minutën e 77-të.
Në vazhdime ishte përsëri Barcelona që kaloi në epërsi me golin e Ansu Fatit në minutën e 93-të, ndërsa tetë minuta më vonë Betisi barazoi përseri rezultatin me golin e Moron.
Në finale Barcelona do të ndeshet me Real Madridin, ndeshje e cila zhvillohet të dielen me 15 dhjetor./IndeksOnline/