75 Mall Live Search
08:05 / E Premte, 13 Janar 2023 / L K

Ylli argjentinas ndal veturën dhe bën foto me disa fëmijë | Ua tregon edhe medaljen e artë të Kupës së Botës

Alexis Mac Allister ishte një nga futbollistët më të mirë gjatë Kupës së Botës ‘Katari 2022’, ku shteti i tij, Argjentina doli fituese në fund.

Mesfushori 24-vjeçar dje gjatë ditës bëri një gjest fantastik në rrugët e Brightonit, shkruan LIG Sport

Ai ndali veturën e tij dhe u takua me disa fëmijë, që sigurisht janë tifozë të skuadrës angleze. Përveç që bëri foto me ta, Mac Allister ia tregoi edhe medaljen e artë të Kupës së Botës – për çudi lojtari këtë çmim e mban në veturë.

Mac Allister gjatë këtij sezoni në Premier League 22/23, ka zhvilluar 15 paraqitje dhe ka shënuar 5 gola.