Një person me probleme mendore arrestohet, goditi vitimën në kokë

Polica e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një personë në Prishtinë, pasi i njëjti e kishte goditur në kokë viktimën.
I dyshuari raportohet të jetë me probleme mendore dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa, rasti është cilësuar si Vrasje e Rëndë në Tentativë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar fizikisht- goditur në kokë viktimën mashkull kosovar. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar dëshmi relevante për rastin. I dyshuari sipas viktimës ka probleme të shëndetit mendor i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së, raporton IndeksOnline.