Hapet rruga “Xhorxh Bush” për qarkullim/500 euro gjoba për qytetarët që kalojnë me veturat private (VIDEO)

Rruga “Xhorxh Bush” është hapur sot në mëngjes për qarkullim pasi një mbyllje 3 javoresh.
Por kjo rrugë nuk do të mundësoj qarkullimin e veturave private, vetëm autobusët e Trafikut Urban, taksitë, automjetet e policisë, zjarrfikësve dhe autoambulanca.
Ndërsa, komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjoba për veturat private që shfrytëzojnë këtë rrugë do të jetë 500 euro.
Ekipi i IndeksOnline ka siguruar pamje ku shihet policia dhe inspeksioni i komunës së Prishtinës duke rregulluar qarkullimin në “Xhorxh Bush”.
Qytetarët shihen të mos jenë të njoftuar ende, pasi një numër i madh i tyre drejtoheshin drejt kësaj rruge./IndeksOnline/