75 Mall Live Search
14:11 / E Premte, 13 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Kanye West i jep fund beqarisë, martohet me arkitekten e njohur

Dy muaj pasi u finalizua divorci i tij nga Kim Kardashian, Kanye West është “martuar” me arkitekten e markës ‘Yeezy’, Bianca Censori.

Ai thuhet se ka mbajtur një ceremoni private me Biancan dhe dyshja janë parë të veshur me veshje martesore, shkruan DailyMail.

Megjithatë, bashkimi nuk është i ligjshëm sepse dyshja nuk duket se kanë dorëzuar një certifikatë martese, raporton TMZ.