75 Mall Live Search
14:24 / E Premte, 13 Janar 2023 / B O

Dyshimet për privatizimin e KF Lirisë, në krye të klubit një asambleist dhe kryetari i komisionit që privatizoi klubin

Organet e drejtësisë pritet ta përcaktojnë ligjshmërinë e plotë të privatizimit të skuadrës së famshme kosovare, KF Liria. Kjo pasi që ka bazë dyshimi penale e procedurale në privatizimin e klubit.

Qemal Krasniqi është kryetar i klubit prizrenas. Dyshimet procedurale dhe penale ndaj Krasniqi rëndojnë ngase i njëjti ishte edhe kryetar i komisionit të privatizimit të klubit.

Shtrohet pyetja, si arriti nga kryetar i komisionit Krasniqi të zgjidhej president i klubit?

Dyshime më të mëdha ka nëse Krasniqi ka të drejt të mbajë këtë pozicion ngase ai është edhe asambleist i Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Rregullat e UEFA-s janë të qarta që politika duhet t’i ketë larg duart nga sporti. Indeksonline e ka kontaktuar Krasniqi lidhur me këtë situatë.

“Liria është privatizu në prill të vitit të kaluar dhe e ka fitu ai që e ka pas ofertën më të mirë. Nuk e di nëse munet me pas naj shkelje ligjore pozita e ime, sepse unë kam ardh me e ndihmu klubin. E klubi ka qenë i komunës” ka thënë Krasniqi

I pyetur për dilemat e mëdha në shkelje të statusit nëse klubi është OJQ apo SHPK, Krasniqi ka thënë se janë në çështje procedurale.

“Dokumentacioni nga OJQ në SHPK është në procedurë. Jemi në marrveshje me ATK-në për shkak të borxheve të trashëguara në klub” ka thënë ai.

Se procesi i privatizimit ka patur dallavere, tregon edhe një fakt.

Anëtari tjetër i komisionit për privatizim, Skënder Kapra është shpërblyer me pozitë në klub. I njëjti bashkë me Krasniqin ishin pjesë e komisionit në privatizimin e skuadrës.

I njëjti komision nuk ka lënë fare hapësirën e ankeksës për palët e tjera të interesuara në privatizim. Kjo përbën një shkelje të procedurave dhe privatizimit të klubeve./Indeksonline/