75 Mall Live Search
17:24 / E Premte, 13 Janar 2023 / Gj. Sh

Ylli i Llapit rikthehet nga lëndimi

Ylli i Llapit, Alef Firmino, është rikthyer nga lëndimi.

Sulmuesi brazilian ishte jashtë fushave për tre muaj dhe tashmë i është bashkuar skuadrës në fazën përgatitore, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi i Llapit përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Njoftimi i plotë:

Alef Firmino tejkalon problemet me lëndim dhe i bashkohet skuadrës në përgatitje

Sulmuesi ynë i qendrës, Alef Firmino është bashkuar me skuadrën në përgatitje para dy ditëve dhe ka kaluar plotësisht lëndimin që e mbajti jashtë fushave të blerta për rreth tre-muaj.

Firmino kishte pësuar rupturë parciale të muskulit aduktor gjë që ia pamundësoj zhvillimin e ndeshjeve gjatë edicionit vjeshtor.

Tashmë kur Firmino është rikuperuar plotësisht nga lëndimi presim që të na ndihmoj në arritjen e objektivave të klubit në edicionin pranveror.