“Shpifja nuk kalon!”, ambasadori Berishaj deklarohet mbi padinë e tij ndaj gazetarit slloven

Padia e Martin Berishajt ndaj mediumit slloven “Planet TV”, është hedhur poshtë nga Gjykata e Qarkut në Lubjanë.
Kështu ka thënë Gjykata e Qarkut në Lubjanë, për KlanKosova, ata thanë se ndaj të pandehuri Vitomir Petroviç, lënda ka pushuar pa efekte juridike.
Këtë gjë e ka mohuar ambasadori Martin Berishaj, ku përmes një postimi në Facebook ka demantuar lajmin se i është refuzuar padia e tij.
Ai ka thënë se Gjykata e Qarkut në Lubjanë ende nuk e ka pranuar padinë për shqyrtim për shkak se procedura e ankimit ende nuk ka përfunduar.
‘’Shpifja nuk kalon! Për çështjen penale në fjalë është ngritur padia ime private kundër gazetarit slloven i cili me dt 21.04.2022 shpifi kundër meje, por Gjykata e Qarkut në Lubjanë ende nuk e ka pranuar padinë për shqyrtim për shkak se procedura e ankimimit ende nuk ka përfunduar’’, ka shkruar Berishaj. /IndeksOnline/