75 Mall Live Search
20:12 / E Premte, 13 Janar 2023 / Gj. Sh

Ibrahimoviçi kosovar shënon golin e parë për Bayern Munchen (VIDEO)

Talenti kosovar, Arijon Ibrahimovic, ka shënuar golin e parë me skuadrën e Bayern Munchenit.

17-vjeçari shënoi në ndeshjen miqësore ndaj Salzburgut, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 4-4, shkruan IndeksOnline.

Ibrahimovic shënoi golin e dytë për Bayernin në minutën e 69-të, me një goditje të fuqishme rreth 20 metra larg portës./IndeksOnline/