75 Mall Live Search
20:50 / E Premte, 13 Janar 2023 / Gj. Sh

Hazard u takua me Rudi Garcia, shpërthejnë thashethemet për tranferimin e tij tek Al Nassr

Më herët, Cristiano Ronaldo ishte në stërvitjen e Realit dhe u ribashkua me bashkëlojtarët e vjetër, ndërsa Eden Hazard më pas u takua me trajnerin e Al Nasr, Rudi Garcia.

Ky takim i veçantë nxiti edhe më shumë zërat se belgu është objektivi i parë i klubit saudit për verën e ardhshme.

Hazard pritet të largohet nga Madridi dhe prania e trajnerit të tij të vjetër të Lille, në pankinën e Al Nasr sigurisht që mund t’i japë atij një nxitje të madhe për t’u transferuar në Lindjen e Mesme. /abcnews