75 Mall Live Search
22:38 / E Premte, 13 Janar 2023 / Gj. Sh

Napoli e kthen me këmb në tokë Juventusin

Skuadra e Napolit ka shënuar fitore të madhe në javën e 18-të të Serie A.

Napolitanët e ndalën serinë prej tetë fitore radhazi të Juventusit, duke e mposhtur me rezultat të thellë 6-1, shkruan IndeksOnline.

Dy gola në këtë derbi janë shënuar nga futbollistët shqipëtar, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani dhe mesfuahori nga Maqedonia, Eljif Elmas.

Serinë e golave e hapi Osimehn në minutën e 14-të, ndërsa Kvaratskhelia dyfishoi rezultatin në minutën e 39-të.

Tre minuta më vonë, Juventusi arriti ta ngushtoj rezulttatin me golin e Angel Di Marias.

Dominimi i Napolit vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ku shënuan edhe tre gola të tjerë.

Amir Rrahmani shënoi për 3-1 në minutën e 55-të, ndërsa dhjetë minuta më vonë Osimehn shënoi golin e dytë dhe të katërtin për Napolin.

Golin e fundit në ndeshje e shënoi futbollisti Eljif Elmas në minutën e 72-të.

Me këtë fitore Napoli kryeson i vetëm tabelën me 47 pikë, dhjetë më shumë se Milani dhe Juventusi, por që rosonerët në fundjavë luajnë ndaj Lecces./IndeksOnline/