75 Mall Live Search
11:05 / E Shtunë, 14 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Letërnjoftimin e skaduar me “faj” të shtetit, prishtinasja s’lejohet ta vizitojë vëllain në burg!

Mungesa e materialit të dokumenteve të identifikimit në vend po sjell telashe të shumta. Rasti i fundit është me një vajzë nga Prishtina, e cila nuk arriti ta shoh vëllain e saj në burg shkaku telasheve me letërnjoftim.

Bëhet fjalë për Arizona Lepajën, e cila në një deklaratë për Indeksonline tregoi ngjarjen.

“Me datën 12.01.2023, jam kanë në vizitë në burgun e Dyzit “burgu i sigurisë lart”. E kam pas letërnjoftimin pa afat e qe sa ditë e javë rresht jam kanë për me nxjerr te riun. Janë arsyetu që s’ka material për letërnjoftim. Aty në burg më lanë me prit rreth 30 min. dhe në fund edhe pse ish vet faji i shtetit pse unë se kam pas të sigurim letërnjoftimin, prapë s’mujta me hi ne vizitë të vëllain”, u shpreh ajo.

Ndryshe, MPB-ja, ka njoftuar se deri në fund të janarit pritet të filloj furnizimin me materiale.

“Ministria e Punëve të Brendshme, ju njofton se në fund të janarit pritet të filloj furnizimin me material. Me ketë rast Ministria e Punëve të Brendshme shprehë keqardhje për situatën e krijuar dhe kërkon mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, deri në zgjidhjen e kësaj çështje”, thuhet në përgjigje. /Indeksonline/