Aksidentohen dy vetura në Çagllavicë, policia jep detaje

Dy vetura janë aksidentuar sot.
Aksidenti ka ndodhur më herët, në Çagllavicë.
Aksidenti është shoqëruar me dëme të konsiderueshme materiale.
Ndërkohë, edhe policia ka dhënë detaje mbi rastin.
“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se ka ndodhë aksident trafiku, në afërsi të rrethit në Çagllavicë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale” ka deklaruar për Indeksonline zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Indeksonline ju sjell pamje nga ky vend.