Stresi largohet nga BBVK: Më ka ardhur dita

Stresi sonte insistoi se dëshiron të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.
Ai vazhdoi edhe diskutimet me Xhulin e cila po tenton ta bindë që të mos largohet.
“Jo ti, më ka ardhur dita, nuk mbajë dot këtu, nuk rri dot më këtu. Nëna Shpresa më pret në shtëpi”, është shprehur ndër të tjera Stresi.
Ai ka lënë shtëpinë, teksa banorët po shpresojnë që kjo është vetëm një lojë dhe se Stresi do kthehet.