Gërvalla-Schwarz pret sot zëvendëskryeministren e Sllovenisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, do të mirëpres sot në Kosovë zëvendëskryeministren, njëherazi edhe ministren e Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.
Sipas njoftimit të MPJD-së, Gërvalla-Schwarz do të presë Fajon në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Pritja do të bëhet në ora 20:00.
Akoma nuk është zbardhur agjenda dhe arsyeja e vizitës së Fajon në Kosovë.