75 Mall Live Search
15:48 / E Diele, 15 Janar 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Mudryk lojtar i ri i Chelseas, këto janë fjalët e para

Mykhailo Mudryk edhe zyrtarisht është futbollist i ri i Chelseas.

Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e klubit londinez, transmeton IndeksOnline.

Chelsea arriti marrëveshje me Shakhtarin për transferim e 22-vjeçarit për shumën 100 milionë euro.

Reprezentuesi ukrainas ka nënshkruar një kontratë tetëvjeçare e gjysmë me Blutë, thuhet në njoftim.

“Jam shumë i lumtur që nënshkruaj për Chelsean.

Ky është një klub i madh, në një ligë fantastike dhe është një projekt shumë tërheqës për mua në këtë fazë të karrierës sime. Jam i emocionuar që takoj shokët e mi të rinj të skuadrës dhe mezi pres të punoj dhe të mësoj nën Graham Potter dhe stafin e tij.”, deklaroi Mudryk pas nënshkrimit të kontratës./IndeksOnline/