75 Mall Live Search
21:54 / E Diele, 15 Janar 2023 / C E

Barcelona e përul Realin në tokën e shenjtë, shpallet SUPERKAMPION i Spanjës

Barcelona është fituese e Superkupës së Spanjës për sezonin 2021/22.

Katalonasit në finalen që u zhvillua në kryeqytetin Saudit ka mposhtur Realin me rezultat 3-1, shkruan Indeksonline.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Gavi në minutën e 33-të të ndeshjes pas një pasimi maestral të Robert Lewandowskit.

E sulmuesi polak u përkujdes që të shënoj vetë golin e dytë i ndihmuar nga Gavi. Goli u realizua në minutën e fundit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë u shënua edhe një gol nga ana e Barcelonës. Realizator i golit të tretë ishte Pedri i cili e pati të lehtë të gjej portën pas një asistimi të Gavit.

Golin e vetëm për Realin e shënoi Benzema në minutën e tretë shtesë.

Kjo është Superkupa e 14-të e fituar nga ana e Barcelonës derisa Reali mbetet me 12 Superkupa të fituara. /IndeksOnline/