Gërvalla për Martin Berishajn: Ambasadori nuk shkarkohet me spekulime mediale!

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në një konferencë për media të mbajtur bashkë me zëvendëskryeministren e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka folur edhe për ambasadorin e Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj.
Gërvalla ka thënë se ambasadori nuk mund të shkarkohet me spekulime mediale.
“Ambasadori nuk shkarkohet me spekulime mediale, ambasadori shkarkohet në momentin kur ka arsye faktike se ambasadori do të duhej të shkarkohej. Deri më tani unë nuk kam as edhe një informacion të vetëm dhe më këmbëngulje në rrugë zyrtare do të vazhdoj të kërkoj informacione. Nuk kam informacion që shkelje të tilla kanë ndodhur apo hetimet e këtyre natyrave janë duke ndodhur”, u shpreh Gervalla.
Ajo kërkoi që të priten informacionet zyrtare dhe në bazë të këtyre të veprojnë./Indeksonline/