75 Mall Live Search
15:34 / E Hënë, 16 Janar 2023 / LB

Lajçak dhe Escobar me 20 janar zbarkojnë në Kosovë

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, emisar i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor do të vizitojnë sërish Kosovën.

REL  ka mësuar se ata do të zbarkojnë në Kosovë me datën 20 të këtij muaji.

Pikë kyçe e këtij udhëtimi është bashkërendimi i mëtutjeshëm i palëve për ta vazhduar dialogun në Bruksel.

Pas Kosovës, emisarët do ta vizitojnë edhe Serbinë.

Kujtojmë se Lajçak dhe Escobar, me datën 9 të po këtij muaji u takuan me ambasadorët e shteteve të NATO-s, me ç’rast diskutuan për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rrugëtimin në vijim.