Viktima që dëshmoi kundër Ivanoviqit, i del kundër edhe Kurtit (Video)

Kryeministri Albin Kurti kujtoi politikanin serb, Oliver Ivanoviqin në pesë vjetorin e vrasjes së tij.
Por, fjalët e kryeministrit për politikanin serb, e rënduan Isa Mustafën, të mbijetuarin e masakrës së prillit 1999 ku u vranë 31 shqiptarë.
Sipas Mustafës, vrasja e këtyre civilëve u bë pikërish me urdhër të Ivanoviqit që siç thotë i priu planit per këtë masakër.
Të bëmat e Ivanoviqit, që Mustafa thotë se i pa më sy, i permendi edhe kur dëshmoj para trupit gjykues i përbërë nga gjykatës të EULEX-it i cili më 2016 e shpalli fajtor për krime lufte politikanin serb.
E në sallën e gjyqit, Ivanoviqit epitetin e kriminelit ia dha edhe Flora Peci të cilës forcat serbe ia vranë vëllain.
Klan Kosova posedon edhe një video ku shihet Ivanoviq i uniformuar, duke ndaluar shqiptarët të lëvizin në pjesën veriore.
“Shqiptarët nuk mund të kalojnë”, dëgjohet duke thënë ai.
Veç gjatë luftës, këta thonë se politikani serb ishte pjese edhe e vrasjeve te kryera gjatë viti 2000 në veri të Mitrovicës ku u vranë 10 persona, 25 u plagosen e mijra të tjerë u dëbuan.