75 Mall Live Search
23:56 / E Martë, 17 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Cremonese bën befasinë, eliminon Napolin nga Kupa e Italisë

Skuadra e Cremoneses ka bërë befasin në Kupën e Italisë.

Ata mposhtën Napolin dhe u kualifikuan në çerekfinale, shkruan IndeksOnline.

Cremonese arriti kualifikimin pas ekzekutimit të penalltive, ku fituan me rezultat 5-4.

Ndeshja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat të barabart 2-2.

Cremonese u është bashkuar Interit, Romës, Fiorentinës dhe Torinos./IndeksOnline/