Superkupa e Italisë përball sonte Interin dhe Milanin në Arabi

Sonte do të luhet Superkupa e Italisë mes Interit dhe Milanit.
Inter, fituesi i Kupës së Italisë dhe Milan, fituesi i Serie A do të përballen sonte nga ora 20:00.
Ky ballafaqim do të zhvillohet në Arabi, në stadiumin ndërkombëtar “King Fahd”, para 69.000 spektatorëve.
Skuadra e Interit shpreson ta ketë gati nga minuta e parë sulmuesin Lukaku, kurse Kjaer është i gatshëm të luaj për Milanin nga minuta e parë pas një kohe të gjatë. /IndeksOnline/