75 Mall Live Search
11:19 / E Mërkurë, 18 Janar 2023 / k.v

Përgatitja për nisjen e gjykimit/ Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi shfaqën në sallën ku po mbahet konferenca

Ka filluar konferenca përgatitore për gjykim në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Ata ndryshe nga herët e kaluara sot janë shfaqur fizikisht në sallën ku po mbahet konferenca, transmeton IndeksOnline.

Trupi gjykues, prokuroria dhe mbrojta po diskutojnë për mundësinë e fillimit të gjyqit me 1 mars.

Prokuroria ka kërkuar deri në 6 orë për të shfaqur argumentet e saj në fillim të seancës ndërsa edhe mbrojtja ka kërkuar kohë për tu përgjigjur në prezantimin e ZPS-së./IndeksOnline/