Sermaxhaj godet Malishevën pas largimit nga klubi

Trajneri kosovar, Sami Sermaxhaj, ka reaguar pas largimit nga klubi i Malishevës.
Ai ka goditur drejtorin e klubit Kastriot Kafexholli, duke akuzuar se e mbante atë dhe futbollistët me kontrata të pa vërtetuara, transmeton IndeksOnline.
”Të dashur futbollist të FC Malisheva, nga zemra ju uroj gjitha të mirat e kësaj bote, ishte knaqësia ime dhe bashkëpunëtorëve të mi Petrit Rushiti dhe Qëndrim Kida të punonin me ju. Vlerësojeni vet nëse ne ishim fajtor që nuk ju stërvitum dhe udhëheqëm profesionalisht apo ishte Kafegjolli që qëllimisht na mbante peng me kontrata të pa vërtetuara në klub dhe federatë për të realizuar qëllimin e tij që veq u bë publik. Mirëupafshim!”, ka shkruar Sermaxhaj në profilin e tij.
Kujtojmë që FC Malisheva para pak minutave ka zyrtarizuar Bylbyl Sokolin në postin e trajnerit./IndeksOnline/