75 Mall Live Search
23:13 / E Mërkurë, 18 Janar 2023 / Gj. Sh

Atletico Madridi kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Atletiko Madrid ka siguruar kualifikimin për në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone, mposhti në 1/8 e finales skuadrën e Levantes me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Alvaro Morata në minutën e 54-të dhe Marcos Llorente në 90+1, shënuan goal e fitores për Atletikon.

Deri më tani në çerekfinale të Kupës së Mbretit pos Atletiko Madridit, janë kualifikuar edhe Valencia, Sevilla, Real Sociedad dhe Athletico Bilbao./IndeksOnline/