Vlahoviç në shitje, Juventusi i vendos çmimin

Klubet e Premier Ligë, përfshirë Arsenalin, Manchester United dhe Chelsea që thuhet se janë të interesuar për Dusan Vlahovic, i është thënë që Juventus do ta shesë atë për 90 milionë euro
Serbi mbushi do të mbushë 23 vjet në fund të këtij muaji dhe do të jetë pikërisht viti i njëjtë kur ai nënshkroi nga Fiorentina për 81.6 milionë euro plus 10 milionë bonuse.
Edhe pse ai pati një impakt të menjëhershëm me skuadrën nga Torino, lëndimet e kanë përcjellë atë gjatë tërë sezonit, duke bërë që ai të shënojë vetëm shtatë gola dhe të bëjë dy asiste në 15 ndeshje në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.
Këto probleme të njëjta kanë ndikuar edhe në paraqitjen e tij në Botëror, edhe pse shënoi një gol dhe kjo mund të jetë e mjaftueshme që skuadrat e Premier Ligës ta kërkojnë atë.
Sipas asaj që shkruan Corriere dello Sport, çdo shitje mund të bëhet deri në verë, por edhe tash për të ka interes nga Arsenal, Manchester United dhe Chelsea.
Shpenzimet e këtij operacioni do t’i kushtojnë minimumi 90 milionë euro atyre skuadrave që e dëshirojnë, një shumë e vogël që nuk do të jetë shumë problem për klubet e Premier Ligës.