Musliu-Shoshi për mos kalimin e Trustit: Krejt dhe Drejt në ditët e vështira ju lanë vet!

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas mos kalimit të Trustit në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Musliu-Shoshi, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Trustit i thanë “JO” ata që shumica e qytetarëve i votuan.
“JO i thane TRUSTIT ata qe shume nga ju i besuat e i votuat. KREJT dhe DREJT Ne ditet e veshtira ju lane vet!” shkroi Musliu-Shoshi.