Shëmbet një pjesë e rrugës në Runik të Skënderajt

Në fshatin Runik të Skënderajt, sot pas reshjeve të mëdha të shiut, është shëmbur një pjesë e rrugës.
Indeksonline raporton se bëhet fjalë për rrugën në lagjën Miftari.
Si pasojë e shëmbjes, të bllokuara kanë mbetur disa familje.
Dëme të tjera, përveç atyre materiale, nuk ka.
