75 Mall Live Search
23:38 / E Enjte, 19 Janar 2023 / Gj. Sh

Edhe Ronaldo publikon fotografi në përqafim me Messin

Edhe Cristiano Ronaldo ka punlikua një fotografi ku shihet duke u përqafuar me Lionel Messin në ndeshjen miqësore që u zhvillua sot.

Portugezi ka publikuar disa foto në Instagram pas ndeshjes miqësore mes yjeve të skuadrave Al Hilal dhe Al Nassr kundër PSG-së, ku njëra prej tyre është edhe fotoja me Lionel Messin, shkruan IndeksOnline.

Në foto shihet Ronaldo duke u përqafuar me Leo Messin para fillimit të ndeshjes.

“Shumë i lumtur që jam kthyer në fushë dhe shënoj sërish. Ishte mirë të takoja miq të vjetër”, ka shkruar CR7./IndeksOnline/