Arben Gashi për vërshimet: Komunat kanë nevojë për fonde nga qeveria

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar në lidhje me rreziqet që reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar.
Gashi ka thënë se Kosova po përballet rreziqe të mëdha nga reshjet e shiut dhe erozioni i tokës, si pasojë e kësaj Komunat e Kosovës kanë nevojë për fonde nga qeveria.
‘’ Kosova po përballet me rreziqe të mëdha nga reshjet e shiut dhe erozioni i tokës. Komunat kanë nevojë për fonde nga qeveria për të rehabilituar rrugët dhe zonat e prekura nga erozioni, dhe për të ndërtuar sisteme të vërshimeve më efikase për të mbrojtur qytetarët dhe pronat e tyre në të ardhmen’’, ka shkruar Gashi në Facebook. /IndeksOnline/