Zyrtare: Ish- futbollisti i Kombëtares Shqiptare transferohet te Ballkani

Skuadra e Ballkanit ka transferuar futbollistin Lorenc Trashi.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi Ballkanit përmes një njoftimi zyrtar, transmeton IndeksOnline.
Trashi ka firmosur me xhebrailat për 2 vjet e gjysmë, duke u bërë në këtë mënyrë futbollisti më i ri i skuadrës.
Po ashtu vlen të theksohet se Trashi ishte pjesë e Kombëtares së Shqipërisë. /IndeksOnline/