75 Mall Live Search
22:33 / E Premte, 20 Janar 2023 / Gj. Sh

Bayerni e nis keq vitin 2023, ndalet nga Leipzigu

Bayern Munchen nuk e ka nisur mir vitin 2023.

Bavarezët janë ndalur në transfert te Leipzigu me rezultat të barabartë 1-1, shkruan IndeksOnline.

Kjo ishte ndeshja e parë për këtë vit e vlefshme për javën e 16-të të Bundesligës gjermane.

Bayerni ishte e para e cila kaloi në epërsi me golin e Eric Maxim Choupo-Moting, në minutën e 37-të, duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi.

Leipzigu e nisi mirë pjesën e dytë, ku vetëm pas shtatë minutave lojë, arriti ta barazonte rezultatin me golin e Halstenberg në minutën e 52-të.

Deri në fund të ndeshjes rezultati mbeti i pandryshuar dhe të dyja skuadrat morrën nga një pikë.

Pavarësisht barazimit, Bayern mbetet lidere në tabelë me 35 pikë, ndërsa Leipzigu renditet në vendin e tretë me 29 pikë.

Ndeshja e radhës e RB Leipzig është si mysafirë i Schalkes kurse Bayern Munchen luan kundër FC Koln./IndeksOnline/