Vrasje në tentativë në Mitrovicën e Jugut

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pasur një vrasje në tentativë në qytetin e Mitrovicës së Jugut.
Në raportin policor thuhet se dy persona të panjohur nga vetura në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, ku si pasoj vetura është goditur dy plumba, me çrast njëri nga të dyshuarit është arrestuar, transmeton IndeksOnline.
Ngjarja ka ndodhur në Rr. Shaban Palluzha, Mitrovicë më 20.01.2023, rreth orës 21:45.
”Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur nga vetura në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, ku si pasoj vetura është goditur dy plumba. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me dy fishekë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.”, thuhet në raportin e Policisë./IndeksOnline/