Juventusi do ta apelojë vendimin e FIGC

Skuadra e Juventusi mbrëm ka marr një vendim të rënda nga Gjykata e Apelit e FIGC.
”Zonja e vjetër” është dënuar me -15 pikë për çështjen e plusvalencave për të përmirësuar bilancet financiare, transmeton IndeksOnline.
Prokurori i FIGC, Giuseppe Chiné kërkoi nga Gjykata e Apelit që të rihapet rasti kundër Bardhezinjve pas zbulimeve të reja nga hetimi Prisma, që është bërë nga Zyra e Prokurorit Publik të Torinos.
Fillimisht ai kishte kërkuar reduktim prej nëntë pikëve por dënimi ishte edhe më i ashpër.
Kështu Juventusi u dënua me -15 pikë, duke bërë që ata të zbresin në vendin e 10-të në Serie A me vetëm 22 pikë.
Në anën tjetër, Juventusi me anë të një deklaratë zyrtare kanë thënë se do ta apelojnë vendimin për -15 pikë.
“Kompania po pret publikimin dhe arsyet dhe mandej do ta apelojë vendimin në Sports Guarantee College sipas Sports Justice Code”, thuhet në këtë komunikatë./IndeksOnline/