75 Mall Live Search
09:52 / E Shtunë, 21 Janar 2023 / Gj. Sh

Superliga e Kosovës në basketboll vjen sot me dy ndeshje tepër interesante

Prince Caffe Superliga e Kosovës në Basketboll, rikthehet sot në aksion me dy ndeshje tepër interesante të javës së 19-të.

Vëmendja do të jetë në qytetin e Prishtinës, ku Sigal Prishtina do të jetë nikoqire e KB Bashkimit, shkruan IndeksOnline.

Klubi nga kryeqyteti ka 13 fitore dhe pesë humbje deri më tani, ndërsa prizrenasit numërojnë tetë fitore e dhjetë humbje.

Ndeshja zhvillohet nga ora 17:00.

Ndeshja e dytë e ditës së sotme zhvillohet mes Rahoveci e cila renditet vendin e fundit në tabel me dy fitore e 16 humbje e cila do të ndeshet me Ponte Prizrenin, që ka gjashtë fitore e 12 humbje.

Kjo ndeshje do të nis nga ora 19:00./IndeksOnline/