75 Mall Live Search
10:09 / E Shtunë, 21 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Situata pas vërshimeve të fundit në Kosovë, MPB tregon se si është gjendja

Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me një komunikatë për gjendjen pas vërshimeve në disa qytete të Kosovës.

Ata kanë treguar se situata është më e qetë dhe se AME së po vazhdojnë angazhimin me pompa për largimin e ujit në shtëpitë dhe në zonat ku ka pasur përmbytje nga vërshimet dhe se po ashtu po intervenohet edhe në infrastrukturën e prekur nga vërshimet.

Komunikata e plotë:

Nga mbledhja e raporteve periodike të të gjitha institucioneve relevante, pas ndaljes së reshjeve të shiut, vendi ynë ka kaluar natë të qetë, por me intervenime të ndryshme në zona të caktuara.

Njësitet profesionale të AME-së po vazhdojnë angazhimin me pompa për largimin e ujit në shtëpitë dhe në zonat ku ka pasur përmbytje nga vërshimet. Aktualisht, po intervenohet edhe në infrastrukturën e prekur nga vërshimet në mënyrë që shërbimet dhe qarkullimi për qytetarët të normalizohet.

Në fokus vazhdojnë të jenë kërkesat dhe nevojat e familjeve që janë evakuuar dy ditët e fundit.

Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të vazhdojë koordinimin ndër-institucional me qëllim të reagimit në rastet e nevojshme dhe ndaj kërkesave të mundshme që do i pranojë nga Komunat dhe nga qytetarët. /IndeksOnline/