Djokovic avancon në raundin e katërt të Australian Open, eliminohet Murray

Novak Djokovic fitoi ndaj Dimitrov në raundin e tretë të Australian Open teksa e mposhti bullgarin pa shumë vështirësi me shifrat 0-3. Në një sfidë e cila zgjati për 3 orë e shtatë minuta, rivalitet pati vetëm në setin e parë aty ku serbi fitoi në tie-break me shifrat 7-6. Më pas gjithçka u bë më e lehtë për Nolen që fitoi dy setet e radhës, 3-6 dhe 4-6. Në fazën e 1/8-tave, Djokovic do të përballet me tenistin vendas De Minaur.
Ndërkohë, disfatë për Andy Murrayn që u mposht nga spanjolli Bautista-Agut me shifrat 1-3. Britaniku vinte në këtë sfidë pas një ndeshje që zgjati për 5 orë e 50 minuta ndaj Kokkinakis dhe lodhja u ndje tek 35-vjeçari që u dorëzua dhe e mbyll në raundin e tretë rrugëtimin e tij në Australian Open. Sa i takon, Bautista-Agut në raundin pasardhës do të përballet me amerikanin Paul.
Nga ana tjetër, avancon për në fazën e 1/8-tave, Holger Rune. Danezi mposhti në tre sete me shifrat 0-3 francezin Humbert. Numri 10-të i turneut, nuk hasi në një rezistencë të lartë ndërsa pati pak vështrësi në setin e tretë që shkoi në tie-break, megjithatë në fund doli triumfator. Në raundin pasardhës, Rune e pret sfida me Rublev që eliminoi britanikun Evans.