75 Mall Live Search
10:53 / E Diele, 22 Janar 2023 / LB

Gazetari slloven: Afera Berishaj mund të çojë në rënien e qeverisë në Slloveni

Gazetari i njohur slloven, Bojan Pozhar, ka deklaruar se afera ambasadorit të Kosovës, në Kroaci, Martin Berishaj mund të çojë në rënien e Qeverisë së Sllovenisë.

Berishaj i akuzuar për shparje parash në Slloveni, i ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij.

Njëjtë ka vepruar edhe kryeministri slloven, Robert Golob, i cili i ka quajtur trillim raportimet e mediave.

Megjithatë, Pozhar për portalin serb “Kosovo Online”, ka thënë se pasi që rasti është duke u hetuar nga Prokuroria në Slloveni, atëherë sipas tij, duhet të ketë së paku shkëmbim të informacioneve mes autoriteteve të Sllovenisë dhe Kosovës.

“Është e vështirë të thuhet nëse për shkak të kësaj mund të bjerë Qeveria e Kosovës, pasi nuk e njoh mjaftueshëm mirë skenën politike në Kosovë, por sa i përket Sllovenisë, kjo mundësi definitivisht ekziston. Megjatë, mediat sllovene, kryesisht favorizuese për Robert Golobin, ende po i fshehin publikut informata për çështjen e Gen-I Ballkan, sepse ata ende po heshtin. Por, kjo s’mund të zgjasë gjithmonë”, tha Pozhar.

Po ashtu, Pozhar e vlerëson se nëse vjen deri te një ndjekje penale për çështjen në fjalë, e nëse në bankën e të akuzuarve do të jetë vetëm Berishaj apo edhe politikanë tjerë nga Sllovenia e Kosova, atëherë “është vendimtare nëse Berishaj do të flasë apo jo”.

Ndër të tjera, Berisha po hetohet në Kosovë për tri vepra penale: shpëlarje parash, shmangie nga tatimi dhe fshehje të pasurisë.