Kosova në Serbi shet mbeturina të hekurit, kosovarët i preferojnë Coca-Colat

Bilanci tregtarë i Kosovës me Serbinë vazhdon me trendin e rritjes. Sipas Institutit GAP në top dhjetë kategoritë e produkteve që Kosova eksportoj dhe importoj me Serbinë në vitin e kaluar përllogaritet të jetë 371.6 milionë euro importe ndërsa eksportet 60.7 milionë euro.
Pijet freskuese prijnë me vlerën më të lartë të importeve nga Serbia që arrin në vlerën prej 54.6 milionë euro. Produktet e grurit zënë vendin e dytë për nga shifra me 30.4 milionë euro, benzinë dhe vajra 30.1 milionë euro, vaji ushqimor 15.6 milion euro.
Sa i përket eksporteve, Kosova në Serbi eksportojë tuba çeliku në vlerë prej 18.4 milionë euro. Koks nafte më 5.3 milionë euro.
Më poshtë grafika e GAP-it:
