Show i boksierëve shqiptarë në Gjermani, kthehet Haxhi Krasniqi

Haxhi Krasniqi i është kthyer sërish ringut. Njëri nga boksierët më të mëdhenj shqiptarë do të ngjitet në ring më 25 shkurt.
Ai do të jetë pjesë e mbrëmjes së boksit që do të organizohet në Munih të Gjermanisë.
Kjo mbrëmje do të jetë spektakolare ngase do të boksojnë edhe shqiptarë të tjerë si Shefat Isufi, Isuf Kelmendi, Kushtrim Tahirukaj, James Kraft (Musa Avdimetaj) e Armend Xhoxhaj. Kundërshtari i junikasit nuk dihet ende dhe se do të mësohet në ditët në vijim.
Meçi i fundit i Krasniqit ishte me 9 tetor të vitit 2021 kur i ishte marrë fitorja në tavolinë nga gjykimi i dyshimt ndaj Boesel./Indeksonline/
