75 Mall Live Search
18:40 / E Hënë, 23 Janar 2023 / LB

Kamberi i shkruan letër Escobarit, kërkon përfshirjen e përfaqësuesve të Luginës në dialogun Kosovë-Serbi

Deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi i ka dërguar një letër të dërguarit të posaçëm të ShBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kamberi ka kërkuar përfshirjen e përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës në takimet e radhës të dialogut për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Poashtu ai ka bërë të ditur se një letër me përmbajtje të njëjtë, do ia përcjell dhe Josep Borell, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe  Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.