75 Mall Live Search
19:47 / E Hënë, 23 Janar 2023 / LB

AAK në Gjermani njofton për aderime të reja, mesin e tyre edhe një veprimtar i njohur i çështjes kombëtare

Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës (AAK), në Gjermani, ka njoftuar për aderime të reja në Gjermani.

Në njoftim thuhet se i është bashkuar veprimtari i çështjes kombëtare, Vehbi Blakçori.

AAK-së në Gjermani, po ashtu iu bashkuan edhe Behar Lushtaku, Agim Salihu, Fidan Velija, Granit Zenunaj dhe Liridon Aliu.

Kryetari i AAK-së në Gjermani, Ukë Blakaj, pasi iu dëshiroi mirë se ardhje, i falenderoi që kanë zgjedhur AAK-në për të kontribuar edhe politikisht.

“Blakaj u zotua se së bashku të gjitha strukturat partiake do të angazhohen për rritjen dhe fuqizimin e AAK-së, mbështetjen e diasporës në Gjermani, dhe për të mirën e Kosovës dhe të qytetarëve të saj ”, thuhet në njoftim.