75 Mall Live Search
10:34 / E Mërkurë, 25 Janar 2023 / L K

Vetëvritet një person në Kamenicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vdekje e dyshimtë ka ndodhur dje gjatë ditës në komunën e Kamenicës.

Në vendin e ngjarjes ku është gjetur trupi i pajetë i viktimës, është konfiskuar një pushkë automatike AK-47. Ndërkaq, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe vetëvrasje.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete.  Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së, transmeton IndeksOnline.