75 Mall Live Search
18:30 / E Mërkurë, 25 Janar 2023 / AR

Aktorja thyen një rekord interesant, nisur nga filmat ku ka luajtur

Tani që “Avatar: The Way of Water” ka arritur shifrën e fitimit prej 2 miliardë dollarësh, Zoe Saldaña është bërë aktorja e parë që luan në katër filma të tillë.

“Avatar”, filmi i parë; “Avatar: The Way of Water”; “Avengers: Fundgame” dhe “Avengers: Infinity War” fituan të gjitha më shumë se 2 miliardë dollarë, sipas People, dhe në të gjithë filmat ka luajtur Zoe, ndonëse mund ta keni të vështirë ta njihni me gjithë animacionet dhe kostumet e vendosura.

Vetëm 6 filma në tërësi kanë gjeneruar mbi 2 miliardë dollarë dhe të vetmit ku nuk ka luajtur Zoe, janë “Titanic” dhe “Star Wars: The Force Awakens”.

Kur diskutoi pjesëmarrjen e saj në filma kaq të mëdhenj, Saldaña tha për Deadline:

“Ndihem mirënjohëse dhe vajza më me fat, duke e ditur që më ftuan të bashkohesha në filma me regjisorë specialë dhe një kast special. Kam fituar miq dhe mentorë.”

Edhe shumëëëë para.